Flet Gareth Southgate – Kam nevojë për kohë të reflektoj

Pas eleminimit nga Kupa e Botës në sfidën ndaj Francës, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka deklaruar se ka nevojë për kohë, përpara se të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij. Tekniku anglez ka një kontratë aktive me “3 Luanët”, deri në finalet e Europianit 2024. Pas humbjes 2-1 ndaj “gjelave”, Southgate komentoi […] The post Flet Gareth Southgate – Kam nevojë për kohë të reflektoj appeared first on Baste Sportive.

Flet Gareth Southgate – Kam nevojë për kohë të reflektoj

Pas eleminimit nga Kupa e Botës në sfidën ndaj Francës, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka deklaruar se ka nevojë për kohë, përpara se të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij. Tekniku anglez ka një kontratë aktive me “3 Luanët”, deri në finalet e Europianit 2024. Pas humbjes 2-1 ndaj “gjelave”, Southgate komentoi për mediat:

“Këto kompeticione kërkojnë shumë energji dhe kam nevojë të reflektoj. E kemi bërë këtë gjë pas çdo kompeticioni dhe është gjëja e duhur. Jam shumë krenar për atë që kanë bërë lojtarët, jo vetëm në këtë sfidë, por gjatë gjithë botërorit. Mendoj që ekipi ka bërë një hap para në të gjitha drejtimet.”

Southgate shtoi:

“Të gjithë mund të shohin se skuadra ka bërë progres gjatë këtij kompeticioni. Mendoj se performancat kanë qënë të një niveli mjaft të mirë përfshirë këtu atë ndaj një prej ekipeve më të mira në botë (Francës). Treguam sesa afër jemi atij niveli, kemi disa lojtarë të rinj që kanë prezantuar veten e tyre në skenën globale, që shpresuam se do të na çonin më tej.”

Giroud, i cili ishte autori i golit të fitores për francezët, gjithashtu komentoi ndeshjen, duke vlerësuar paraqitjen e Anglisë. Sulmuesi tha:

“Ne e dinim potencialin e kësaj gjenerate të re të Anglisë. Ata i kanë të gjitha.”

Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe analisti sportiv, Gary Neville, është i mendimit se Southgate duhet të vazhdojë detyrën e tij, si trajner i kombëtares angleze, pavarësisht eleminimit të hidhur nga Franca. Neville u shpreh:

“Do të më pëlqente që Southgate të qëndronte dhe për dy vite, ose më shumë, si trajner i kombëtares ose në ndonjë rol drejtues në Federatën e Futbollit, duke dizenjuar të ardhmen e ekipit… Anglia po kalon një moment të mirë, le të jemi të qartë për këtë.”

The post Flet Gareth Southgate – Kam nevojë për kohë të reflektoj appeared first on Baste Sportive.